BallinaLajmeA do të jetë kandidat për president?! Kjo është përgjigja e Isa...

A do të jetë kandidat për president?! Kjo është përgjigja e Isa Mustafës

Të ngjajshme

Trump: Marina e Iranit është reduktuar në varka të vogla me mitralozë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se nëse Shtetet...

“Përtej hekurave”

Nga Driton Fejzullahu Mbrëmë isha në Shkup, në shfaqjen me...

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

Ish-deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi,...

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka theksuar se ai ka biseduar me Hashim Thaçin e Kadri Veselin për postin e presidentit, në mënyrë që vendi mos të shkoj në zgjedhje të reja, raporton Gazeta Blic.

Ai tha se është i gatshëm që të ulet edhe me PDK edhe me VV, që të flasin për postin e presidentit.

Mustafa e ka komentuar edhe gjuhën e Vetëvendosjes, që po e quan Qeverinë Hoti si jolegjitime.

I pari i LDK-së, tha se është Gjykata Kushtetuese, ajo e cila i ka dhënë të drejtë Qeverisë Hoti.

I pyetur se a do të jetë kandidati për president, ai tha se ende nuk e kanë diskutuar se kush do të jetë emri, raporton Gazeta Blic. Ai në një intervistë në RTV21, tha se duhet të ulen të gjitha partitë dhe të gjejnë zgjidhje për postin e presidentit.

Mustafa nuk e ka përjashtuar mundësinë që ai të jetë president, megjithatë shton ai, LDK aktualisht e ka kryeministrin. Ai vlerëson se varet nga marrëveshja se kujt i takon posti i presidentit. Mustafa nuk i ka përjashtuar edhe zgjedhjet si opsion.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz