BallinaLajmeA dështoi ndërtimi i fabrikës në vlerë 27 milion euro në Skenderaj?

A dështoi ndërtimi i fabrikës në vlerë 27 milion euro në Skenderaj?

Të ngjajshme

I plagosuri në Gjakovë është në gjendje stabile

Të shtënat e armës tronditën Gjakovën në orët e...

Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

Rreth 24.2% e familjeve në Shqipëri rezultojnë të kenë...

Neymar mesazh Ancelottit: Dua të rikthehem në kombëtare dhe të luaj në Botëror

E ardhmja e Neymarit në kombëtaren e Brazilit mbetet...

“Britania e Madhe do të investojë 27 milion euro në qytetin e Skenderajt në një fabrikë për procedimin e panxhar sheqerit”, ishte lajmi që bëri bujë të madhe në Drenicë tri vite më pare, shkruan Drenicapress.info

Komuna atëhere kishte lëshuar një komunikatë për media për këtë investim që deri më sot ka mbetur ‘investim në letër’!
“Të mërkurën, 24 Qershor, nga ora 9:00, Ambasadori Britanik Ruairi O’Connell do të vizitojë Komunën e Skenderaj dhe do të takojë Zëvendës Kryetarin e Komunës, Fadil Nura.
Ambasadori do të jetë i shoqëruar nga përfaqësuesit e kompanisë “DarkStar” dhe do të ketë kënaqësinë të njoftojë për investimin e ri Britanik në Kosovë. “DarkStar” do të fillojë një biznes të ri në Skenderaj, do të ndërtojë fabrikën për procesimin e panxhar sheqerit, ndërtimi i cilit do të zgjas 8 muaj”, thuhej në njoftimin e komunës, përcjell Drenicapress.info

Por as pas tre vitesh nga ky njoftim nuk ka asgjë të re nga ky investim.

Për ndërtimin e kësaj fabrike ishin planifikuar të shpenzohen 27 milion euro dhe të punësojë 400 punëtorë.

Por deri më sot ka mbetur vetëm në letër./Drenicapress.info

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz