Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka bërë të ditur se nuk do të bëhen pjesë të asnjë qeverie teknike, por që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, përcjellë Gazeta Blic.
Pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, Mustafa, ka thënë se vendi është në situatë të keqe dhe duhet të caktohen zgjedhjet e jashtëzakonshme.
“Nuk pranojmë as një zgjidhje tjetër përvec zgjedhjeve të parakohshme. S’do të ketë qeveri teknike, por vetëm zgjedhje. Jemi në një situatë shumë të keqe si vend”, ka thënë Mustafa.