HomeLajmeSherr në Durrës/ Plagoset 45-vjeçari, policia në kërkim të autorëve

Sherr në Durrës/ Plagoset 45-vjeçari, policia në kërkim të autorëve

Të ngjajshme

SHSKUK pa furnizues për oksigjen medicinal, tenderi anulohet për shkak të çmimit

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës nuk ka arritur...

Moti javor: Nxehtësi e madhe, pastaj stuhi, breshër e freski

Java filloi shumë e nxehtë me temperatura tropikale dhe...

Jakaj: LVV fillon bisedimet me opozitën pas formimit të Kuvendit dhe Qeverisë

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi,...

Ishte nga më të mirët e Brazilit, Casemiro shpallet “Man of the Match”

Brazili ka siguruar kualifikimin në raundin e 1/8-tave të...

Një 45-vjeçar me shtetësi sllovene ka mbetur i plagosur mbrëmjen e së hënës pas një konflikti fizik të ndodhur në zonën e Shkallnurit, në Durrës.

Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 21:30, shtetasi me inicialet M. M., i cili dyshohet se jetonte në kushte endacake, është konfliktuar me disa persona ende të paidentifikuar, të cilët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e konfliktit, 45-vjeçari ka pësuar dëmtime fizike të dyshuara të shkaktuara me mjet prerës dhe është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz