HomeSport​Lëndohet Vedat Muriqi, largohet me barelë nga fusha

​Lëndohet Vedat Muriqi, largohet me barelë nga fusha

Të ngjajshme

Serwer me mesazh për politikanët: Filloni punën, formojeni Qeverinë

Profesori amerikan Daniel Serwer në një intervistë për Ekonomia...

Pas 25 vitesh bëhen bashkë protagonistët e telenovelës “Kassandra”

Një moment tejet nostalgjik dhe historik ka ndodhur për...

Fenerbahçe është përballur me një tjetër shqetësim gjatë përgatitjeve për sezonin e ri, pasi sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, u detyrua të largohej nga stërvitja me barelë pas një dëmtimi të pësuar gjatë seancës.

Sipas raportimeve nga mediat turke, Muriqi ndjeu dhimbje gjatë stërvitjes dhe nuk ishte në gjendje ta vazhdonte. Stafi mjekësor ndërhyri menjëherë, ndërsa futbollisti u largua nga fusha me barelë për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore.

Klubi pritet të publikojë së shpejti rezultatet e kontrolleve, të cilat do të përcaktojnë shkallën e dëmtimit dhe kohën e mundshme të mungesës së sulmuesit. Lëndimi i Muriqit vjen në një moment të rëndësishëm për Fenerbahçen, që po vazhdon fazën përgatitore para fillimit të sezonit të ri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz