HomeLajmeVulaj: Gazi amerikan çështja më e rëndësishme, jemi në një udhëkryq me...

Vulaj: Gazi amerikan çështja më e rëndësishme, jemi në një udhëkryq me pasoja të mëdha

Të ngjajshme

Lewandowski drejt marrëveshjes me Chicago Fire

Robert Lewandowski është pranë një transferimi në kampionatin amerikan MLS. Sipas...

Venezuelë: Mbi 30 persona u shpëtuan këtë fundjavë, mijëra të tjerë mbeten të zhdukur

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez tha se...

Dy të lënduar nga përplasja e dy veturave në Veriq të Istogut

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e...

Kryetari i Këshillit Shqiptaro-Amerikan, Martin Vulaj, në emisionin “Info Magazine” ka deklaruar se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës po kalojnë një periudhë të ndjeshme dhe me sfida të shumta, duke përmendur edhe çështjen e gazit amerikan.

Vulaj tha se së fundmi janë shënuar disa fërkime në raportet dypalëshe, të cilat sipas tij kanë ndikuar në dinamikën e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“[Çështja e gazit amerikan] nuk është dashtë me u bë, por është bërë një çështje e ndjeshme, edhe qysh prej Pavarësisë, është çështja më e rëndësishme kisha me thënë, në raport me marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kosova kohëve të fundit ka pasur një seri fërkimesh me ShBA-në, që ka ndikuar në marrëdhëniet tona të përbashkëta, dhe kanë pasur disa shkundje, si për shembull pezullimi i MSC-së për një kohë, dhe tani pezullimi i dialogut strategjik. Besoj se jemi në një udhëkryq të rëndësishëm që ne duhet të kemi shumë kujdes”, deklaroi Vulaj në Klan Kosova.tv.

Ai shtoi se nëse Kosova nuk e gjen së shpejti zgjidhjen e duhur, sipas tij, vendi do të jetë në tryezën e presidentit amerikan, Donald Trump, e siç thotë ai, “jo për të mirë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz