Deputetja Doarsa Kica-Xhelili është duke qëndruar në Strugë, për pushime.
Në qytetin e bukur shqiptar, ajo ka zgjedhur një pikë specifike për të bërë foto, njësoj si 6 vjet më parë.
Teksa më 2020 ajo mbante në krahë vajzën e saj, në fotografinë e rikrijuar, Doarsa mban në krahë të birin, shkruan IndeksOnline.
Në periudhën 6-vjeçare, Doarsa thotë se ka ndryshuar pamja e atij vendi, disa drunj janë prerë dhe jo gjithçka është njësoj.
“Ndoshta kjo është edhe kujtesa më e bukur se jeta nuk pret: gjërat ndryshojnë, vendet ndryshojnë, ne ndryshojmë. Prandaj çdo moment duhet jetuar plotësisht, shijuar thellë, si diçka e papërsëritshme dhe e pakthyeshme” shkroi ajo.
Ky është postimi i plotë i saj:
Ne vitin 2020, ne kete vend ne Struge, isha me vajzen time, Irmën, mes drunjeve qe atehere e rrethonin krejt ndryshe kete peizazh. Sot, ne vitin 2026, rikthehem ne te njejtin lokacion me djalin tim, Linin. Pamja ka ndryshuar, drunjte ne njeren ane jane prere per t’i hapur vend shtegut te biciklisteve, dhe jo gjithcka eshte njesoj.
Ndoshta kjo eshte edhe kujtesa me e bukur se jeta nuk pret: gjerat ndryshojne, vendet ndryshojne, ne ndryshojme. Prandaj cdo moment duhet jetuar plotesisht, shijuar thelle, si dicka e paperseritshme dhe e pakthyeshme.
E une, me nje tjeter dashuri ne krahe, u mundova qe disa copeza te ketyre kujtimeve t’i kem njesoj, sikur dua t’i ruaj e perbrendesoj ne perhershmerine e kujtimeve te mia.