HomeLajmeMbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e...

Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit

Të ngjajshme

Pjetër Shala refuzon Belgjikën për ta vuajtur burgun

Anëtarja e ekipit mbrojtës të Pjetër Shalës në Hagë,...

Doarsa Kica-Xhelili rikthehet në Strugë, tregon veçantinë e një vendi

Deputetja Doarsa Kica-Xhelili është duke qëndruar në Strugë, për...

Nis zyrtarisht pranimi i mbeturinave nga qytetarët në katër deponi sanitare të KMDK-së

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,...

Yll Limanit i ndodhë e papritura në Spanjë

Artistit të mirënjohur shqiptar, Yll Limani, i ka ndodhur...

A kanë komunitetet propozim për president? Flet Emilija Rexhepi

Emilja Rexhepi, nga Partia e Re Demokratike (Nova Demokratska...

Pika kufitare e Morinës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet verore.

Sipas të dhënave zyrtare, nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm, nëpërmjet kësaj pike kufitare kanë hyrë në Shqipëri 12 mijë e 642 shtetas të huaj dhe 1 mijë e 471 shtetas shqiptarë. I lartë ka qenë edhe numri i mjeteve të transportit, me 119 autobusë që kanë kaluar kufirin gjatë kësaj periudhe.

Në të njëjtën kohë, daljet nga territori shqiptar kanë qenë dukshëm më të pakta. Gjatë 12 orëve të fundit, përmes Morinës kanë dalë vetëm 1 mijë e 887 shtetas.

Pushuesit thonë se zgjedhin bregdetin shqiptar për çmimet e përballueshme, plazhet e pastra dhe afërsinë me Kosovën.

Pavarësisht fluksit të lartë, në pikën kufitare të Morinës nuk janë krijuar radhë.

Procedurat e kalimit vijojnë normalisht, edhe falë marrëveshjes për lëvizjen e lehtësuar mes Shqipërisë dhe Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz