HomeLajmeDy qytetarë dhe tre zjarrfikës të lënduar nga zjarri në banesën në...

Dy qytetarë dhe tre zjarrfikës të lënduar nga zjarri në banesën në Prishtinë

Të ngjajshme

Nis zyrtarisht pranimi i mbeturinave nga qytetarët në katër deponi sanitare të KMDK-së

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,...

Yll Limanit i ndodhë e papritura në Spanjë

Artistit të mirënjohur shqiptar, Yll Limani, i ka ndodhur...

A kanë komunitetet propozim për president? Flet Emilija Rexhepi

Emilja Rexhepi, nga Partia e Re Demokratike (Nova Demokratska...

Një banesë në Prishtinë është kapluar nga zjarri sot rreth orës 07:30.

Banesa në Parkun e Qytetit në kryeqytet është kapluar nga flakët në orët e para të mëngjesit.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në kryeqytet, Lulzim Fushtica tha për klankosova.tv se zjarri tashmë është lokalizuar teksa ekipet po punojnë që të flakët të mos shpërndahen në ndërtesat ngjitur.

“Ende jemi duke intervenuar nga mëngjesi pas orës 07:00, të gjitha ekipet janë angazhuar: zjarrfikësit, policia, ekipet mjekësore, drejtoria e sigurisë. Jemi këtu për momentin situata është nën kontroll dhe jemi duke bërë çdo gjë që është e mundur që zjarri të mos përhapet në ndërtesat fqinje. Zjarri është lokalizuar dhe është fikur, por ende kemi probleme, shpresojmë që shumë shpejtë edhe ky problem do të rregullohet. Zjarri është lokalizu ekipet janë të gjitha këto dhe për momentin nuk ka rrezik që zjarri të përhapet në ndërtesat tjera”, tha fillimisht ai.

Sipas tij të lënduar nga ky zjarr kanë mbetur dy qytetarë dhe tre zjarrfikës të cilët kanë pësuar djegie gjatë intervenimit.

“Janë të lënduar dy qytetarë dhe tre zjarrfikës. Kanë marrë ndihmën e parë, një fëmijë i vogël është në Emergjencë, si pasojë e djegies që ka qenë në banesë ku ka fillu zjarri. Zjarrfikësit janë lënduar gjatë intervenimit, por nuk janë lëndime të mëdha apo serioze, por lëndime të natyrës së punës, qoftë djegie, lëndime që janë bërë dhe jemi duke bërë gjatë intervenimit në këtë lokacion”, shtoi ai.

Në anën tjetër, Fushtica tha se shkaktari i zjarrit është ende i panjohur dhe se hetimet do të bëhen pas përfundimit të intervenimeve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz