HomeLajme“Kur kërkon Amerika nuk pyesim pse, por vetëm kur dhe si” Ndryshimi...

“Kur kërkon Amerika nuk pyesim pse, por vetëm kur dhe si” Ndryshimi i Kurtit nga 2023 me tani që kundërshton gazin amerikan?

Të ngjajshme

Ky djalë është në një tjetër nivel – Dembele me super-gol ndaj Norvegjisë

Franca e ka dyfishuar epërsinë ndaj Norvegjisë. Ishte përsëri Ousman...

Senegali e nis me gol ndeshjen ndaj Irakut (VIDEO)

Senegali ka shënuar gol të shpejtë ndaj Irakut. Abdoulaye Seck...

Franca nuk bën ‘hajgare’, Dembele qëllon sakt portën e Norvegjisë

Franca ka kaluar në epërsi ndaj Norvegjisë, në ndeshjen...

Abazi për qasjen e Kurtit pas zgjedhjeve- ‘Po e luan mbretin’

Ish-deputeti Haki Abazi ka deklaruar në “DPT te Fidani”...

Nis protesta e 27-të në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drej...

Tri vite më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaronte se Kosova as nuk i vë në diskutim kërkesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një intervistë për Bloomberg në vitin 2023, duke folur për kërkesat e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian për uljen e tensioneve në veri, Kurti kishte thënë:

“Nuk është në rregull të ngacmosh Kosovën. Sa herë që Shtetet e Bashkuara kërkojnë diçka nga ne, ne nuk pyesim pse, por vetëm kur dhe si.”

Megjithatë, tri vjet më vonë, qëndrimi i tij ndaj një kërkese publike të SHBA-së duket ndryshe, transmeton lajmi.net.

Në një intervistë të dhënë më 6 qershor 2026, Kurti hodhi poshtë mundësinë që në Kosovë të ndërtohet infrastrukturë për Gazin e Lëngshëm Natyror (LNG) amerikan, duke propozuar që terminali të ndërtohet në Vlorë, ndërsa Kosova të marrë energji elektrike të prodhuar prej tij.

“Nuk kemi nevojë ta sjellim në Kosovë. Ne e sjellim në Vlorë dhe nga Vlora e marrim”, deklaroi Kurti në RTK.

Ky qëndrim vjen vetëm pasi Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë bëri thirrje që Kosova t’i bashkohet projektit rajonal të gazit natyror amerikan, duke paralajmëruar se vendi duhet të veprojë me urgjencë për të mos mbetur jashtë infrastrukturës rajonale të LNG-së.

Në editorialin e së ngarkuarës me punë në Ambasadën amerikane, Anu Prattipati, thuhej se vonesa mund ta lërë Kosovën si vendin e vetëm në Ballkanin Perëndimor pa qasje në Gazin e Lëngshëm Natyror amerikan dhe se ekzistojnë edhe mekanizma amerikanë financimi për ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme.

Krahasuar me deklaratën e vitit 2023, kur Kurti theksonte se ndaj kërkesave amerikane “nuk pyesim pse, por vetëm kur dhe si”, pozicioni i tij aktual për projektin e gazit paraqet një qasje tjetër. Në vend të mbështetjes së ndërtimit të infrastrukturës së gazit në Kosovë, ai propozon një model alternativ, me investim në terminalin e Vlorës dhe import të energjisë elektrike nga Shqipëria.

Ky ndryshim i qëndrimit vjen në një kohë kur SHBA-ja po e konsideron zgjerimin e rrjetit rajonal të LNG-së si pjesë të strategjisë për forcimin e sigurisë energjetike dhe zvogëlimin e varësisë nga energjia ruse.

Ndërsa deklarimet e Kurtit përgjatë dy viteve të fundit ishin krejtësisht më të “akullta” se ajo e vitit 2023, kur pohonte se s’kundërshohet Amerika. Siç duket qëndrimi në pushtet e ndryshoi edhe Kurtin, edhe Vetëvendosjen./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz