HomeLajmeZKA gjen shkelje në Komunën e Vushtrrisë: Mësuesja u transferua në shkollë...

ZKA gjen shkelje në Komunën e Vushtrrisë: Mësuesja u transferua në shkollë tjetër pa konkurs të ri

Të ngjajshme

Nesër nisin punimet në kyçjen e Mazgitit, paralajmërohen kufizime të përkohshme në trafik

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nga...

Tri gjërat që duhet t’i dini për Sunny Hill Festival 2026

Së shpejti nis festivali më i madh i muzikës...

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuare për vjedhje

Policia e Kosovës, ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për...

Palatova: Diversiteti kulturor po forcon identitetin e Kosovës

Në Ditën e Komunitetit Egjiptian të Kosovës, shefja në...

Lekaj: AAK s’bëhet “patericë” e Kurtit, nuk hyn në qeveri me VV-në

Pal Lekaj ka deklaruar se Aleanca për Ardhmërinë e...

Zyra Kombëtare e Auditimit ka evidentuar një parregullsi në menaxhimin e burimeve njerëzore në Komunën e Vushtrrisë, lidhur me vazhdimin e angazhimit të një mësimdhënëseje me kontratë me afat të caktuar, pa zhvillimin e një procedure të re rekrutimi.

Sipas raportit të auditimit, komuna kishte zhvilluar fillimisht një procedurë të rregullt rekrutimi për angazhimin e një mësimdhënëseje si zëvendësim i përkohshëm i një punonjëseje që ndodhej në pushim të lehonisë.

Megjithatë, pas kthimit të mësimdhënëses së rregullt në vendin e saj të punës, kontrata me afat të caktuar duhej të përfundonte.

Por, në vend të kësaj, mësimdhënësja e angazhuar u transferua në një shkollë tjetër për të zëvendësuar një mësimdhënëse tjetër, pa u zhvilluar konkurs apo procedurë e re rekrutimi.

“Komuna e Vushtrrisë ka zhvilluar një procedurë rekrutimi dhe ka lidhur kontratë pune me afat të caktuar me një mësimdhënëse, me qëllim zëvendësimin e përkohshëm të një mësimdhënëse që ishte në pushim të lehonisë. Me kthimin e mësimdhënëses së rregullt në vendin e saj të punës, e drejta e kontratës me afat të caktuar ka përfunduar. Megjithatë, mësimdhënësja e angazhuar me kontratë me afat të caktuar është transferuar në një shkollë tjetër për të zëvendësuar një tjetër mësimdhënëse, pa zhvilluar një procedurë të re rekrutimi”, thuhet në raport.
Në këtë raport thuhet gjithashtu se kjo ka ndodhur nga mosrespektimi i kufizimeve ligjore për përdorimin e kontratave me afat të caktuar vetëm për qëllimin për të cilin janë shpallur, si dhe siç thuhet, mungesa e inicimit të procedurës së re të rekrutimit për pozitën e krijuar rishtazi, duke vazhduar angazhimin jashtë kornizës fillestare të kontratës.

“Shkelja e dispozitave ligjore që rregullojnë angazhimet me afat të caktuar, cenimi i parimit të konkurrencës dhe transparencës në punësimin publik, si dhe rreziku i krijimit të praktikave jo të rregullta në transferimin dhe angazhimin e stafit, ndikojnë në dobësimin e kontrollit të brendshëm në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe rritjen e rrezikut për mosrespektim të procedurave ligjore në fuqi”.
Sipas ZKA-së, kryetari i komunës duhet të sigurojë që angazhimet e punonjësve me kontratë me afat të caktuar realizohen vetëm brenda qëllimit, kushteve kontraktuale dhe afatit të përcaktuar.

“Çdo ndryshim i pozitës apo angazhimit të ri, të bëhet përmes procedurës së re të rekrutimit”, thuhet në rekomandim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz