HomeLajmeArrestohet një person në Junik, Policia i gjen armë dhe municion gjatë...

Arrestohet një person në Junik, Policia i gjen armë dhe municion gjatë bastisjes

Të ngjajshme

Një person është arrestuar në Junik nën dyshimin për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, Stacioni Policor në Junik më 23 qershor 2026 ka pranuar informacione se një person posedonte armë pa lejen përkatëse.

Pas pranimit të informacionit, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe, në koordinim me prokurorin e shtetit, më 24 qershor ka realizuar një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në Junik.

Gjatë bastisjes, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë, një karikator dhe 13 fishekë.

I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar nga hetuesit lidhur me rastin.

Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz