HomeLajmeZyrtari i lartë amerikan viziton Kampin Bondsteel, takohet me ushtarët e KFOR-it

Zyrtari i lartë amerikan viziton Kampin Bondsteel, takohet me ushtarët e KFOR-it

Të ngjajshme

4 projekte infrastrukturore, Basha njofton vendimet e qeverisë

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka njoftuar...

Deficiti tregtar shkon në 544.4 milionë euro në maj 2026

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të...

Infantino flet për ankesat e ndërprerjeve për hidratim në Botëror

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka mbrojtur çështjen e...

Ushtarët e caktuar në Komandën Rajonale-Lindje (RC-E), në kuadër të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO në Kosovë, kanë zhvilluar një takim me Eric J. Geressy, Këshilltar i Lartë i Sekretarit amerikan të Luftës për Strategjinë, gjatë një vizite në Kampin Bondsteel.

Lajmi është bërë i ditur nga KFOR-i përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksohet se angazhime të tilla shërbejnë për të përforcuar mbështetjen ndaj personelit të dislokuar dhe për të riafirmuar përkushtimin e vazhdueshëm të misionit për ruajtjen e sigurisë në Kosovë.

Sipas KFOR-it, vizita vjen në kuadër të bashkëpunimit dhe mbështetjes së vazhdueshme për ushtarët që shërbejnë në misionin paqeruajtës në vend.

Në njoftim rikujtohet se KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Kosovës, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes.

Po ashtu, KFOR-i thekson se punon në koordinim të ngushtë me Policia e Kosovës dhe EULEX, në përputhje me përgjegjësitë e tyre si reagues të sigurisë në vend. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz