HomeLajmePolicia s’i kursen gjobat në Ferizaj; konfiskon 2 vetura e 5 skuterë

Policia s’i kursen gjobat në Ferizaj; konfiskon 2 vetura e 5 skuterë

Të ngjajshme

Endrit Thaçi takohet me Edi Ramën: Ndër më të zëshmit në mbrojtje të luftës së UÇK-së

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, është takuar...

Këshilltari i lartë amerikan viziton KFOR-in

Ushtarët e caktuar në Komandën Rajonale-Lindje (RC-E), pjesë e...

Vdekja e kadetit policor në aksident, Apeli vërteton dënimet për Arton dhe Nezir Durakun

Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore...

Brenda 24 orëve të fundit, njësitet policore në rajonin e Ferizajt kanë realizuar aktivitete të shtuara në terren, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik.

Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 2 aksidente trafiku me dëme materiale, ndërsa janë shqiptuar gjithsej 224 gjoba kundërvajtëse.

Gjobat e shqiptuara përfshijnë: 74 për tejkalim të shpejtësisë, 31 për mosrespektim të shenjave të komunikacionit, 27 për parkim të parregullt, 17 për qarkullim me afat të skaduar të regjistrimit të mjetit, 11 për drejtim të mjetit pa patentë shofer, 4 për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, dhe 60 kundërvajtje të tjera.

Po ashtu, si rezultat i shkeljeve të rënda të rregullave të trafikut, janë konfiskuar 2 automjete dhe 5 skuterë.

“Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ngritjes së sigurisë në rrugë” deklaron policia.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz