HomeLajmeKatër ditë pas zhdukjes në lumin Reuss, gjendet kufoma e 5-vjeçarit shqiptar

Katër ditë pas zhdukjes në lumin Reuss, gjendet kufoma e 5-vjeçarit shqiptar

Të ngjajshme

Digjet një veturë në Duhël të Suharekës

Një veturë është përfshirë nga zjarri, në fshatin Duhël...

Chelsea i merr nga duart talentin italian Interit

Pritej që Marco Palestra t’i bashkohej Interit këtë verë. Por...

Katër ditë nga zhdukja dhe pas tri ditë kërkimesh intensive është gjetur kufoma e vogëlushit pesëvjeçar shqiptar, Tian Rahimi.

Këtë njoftim e dhanë për albinfo.ch burime nga vullnetarët që ishin angazhuar në kërkim të tij.

Siç është raportuar tashmë, Tiani pesëvjeçar, me prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut, bashkë me familjen e tij, ishin përfshirë në një aksident në lumin Reuss pranë lokalitetit Mühlau të shtunën, kur ishin në një gomone.

Prindërit dhe motra e tij shtatëvjeçare arritën të notonin deri në breg, transmeton albinfo.ch.

Pesëvjeçari është zhdukur që atëherë.

Ekipet e shpëtimit kanë kërkuar vazhdimisht djalin me një kontingjent të madh personeli të angazhuar. Përveç patrullave të policisë, në kërkim morën pjesë edhe dronë, anije, një helikopter shpëtimi, zjarrfikësit dhe zhytës të policisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz