HomeLajmeSHBA: Kushner dhe Witkoff në Zvicër për bisedimet me Iranin, Vance thotë...

SHBA: Kushner dhe Witkoff në Zvicër për bisedimet me Iranin, Vance thotë se negociatat po ecin mirë

Të ngjajshme

Gati për dasmë, zbulohen të ftuarit e Taylor Swift

Këngëtari Sombr është raportuar si një nga të ftuarit...

Hyri në rrugë njëkahëshe, veturat përplasen ballë për ballë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Urimi i Keith për Nicole Kidman habit fansat

Nicole Kidman dhe Keith Urban duket se vazhdojnë të...

Tarifat e reja komunale në Prishtinë ngjallin debat

Propozim-ndryshimi i Rregullores për tarifa, ngarkesa dhe gjoba në...

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka deklaruar se Jared Kushner dhe i dërguari i posaçëm Steve Witkoff ndodhen tashmë në Zvicër, në kuadër të bisedimeve të planifikuara me Iranin.

Sipas Vance, të dy po merren me “elementet teknike të negociatave”, ndërsa ai ka vlerësuar se procesi po zhvillohet në mënyrë pozitive, transmeton lajmi.net.

“Duke folur me Jared dhe Steve këtë mëngjes, kuptimi im është se gjërat po shkojnë mirë”, tha Vance.

Ai gjithashtu u pyet nëse ka plane t’i bashkohet delegacionit në Zvicër, duke u përgjigjur se pritet të udhëtojë atje “brenda disa ditëve të ardhshme”.

Bisedimet në Zvicër vijnë në një moment tensionesh të larta mes SHBA-së dhe Iranit, ndërsa palët po përpiqen të gjejnë një rrugë për de-përshkallëzimin e situatës dhe arritjen e një marrëveshjeje të mundshme./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz