HomeShowBizSelvija mban premtimin, lansohet kënga që Shpati s’arriti ta publikonte

Selvija mban premtimin, lansohet kënga që Shpati s’arriti ta publikonte

Të ngjajshme

Një ndërhyrje e ashpër si e Messit, prapë s’ka karton të kuq!

Një ndërhyrje e ashpër pothuajse e njëjtë sikur ajo...

Pas mbledhjes te Kryeministria, nis marshimi masiv rrugëve të Tiranës: Rama n’burg, Berisha n’burg

Pas dy orëve tubim para Kryeministrisë, protestuesit nisën marshimin...

S’ka gola në pjesën e parë, portieri i Iranit “hero” i 45 minutëshit!

Ka përfunduar pjesa e parë mes Iranit dhe Kombëtares...

Sekretari amerikan i Energjisë: Trafiku në Ngushticën e Hormuzit vijon normalisht

Trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit mbetet kryesisht i...

Ashtu siç kishte paralajmëruar ditë më parë Selvija, bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, tashmë është lansuar projekti i tij më i ri muzikor.

Kjo këngë vjen si pjesë e premtimit të saj për të sjellë në dritë krijimet që Shpati i la përgjysmë dhe nuk arriti t’i publikonte sa ishte gjallë.

“Nana” është publikuar zyrtarisht në kanalin YouTube.

Kënga ka prekur menjëherë zemrat e fansave, duke sjellë sërish zërin e artistit që u nda herët nga jeta.

Ajo që e bën akoma më emocionues këtë lançim është videoklipi i realizuar. Përmes përdorimit të Inteligjencës Artificiale, është mundësuar një video ku Shpati shfaqet me krahë engjëlli pranë nënës së tij, duke krijuar një imazh mjaft prekës, shkruan privebyls.

Ky projekt pritet të jetë vetëm një nga krijimet e shumta që Selvija ka planifikuar të ndajë me publikun, për të mbajtur gjallë trashëgiminë muzikore dhe kujtimin e artistit të dashur për publikun shqiptar.

Dëgjojeni të plotë në linkun më poshtë! 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz