HomeShowBizDalin fotot, Dua publikon albumin e dasmës

Dalin fotot, Dua publikon albumin e dasmës

Të ngjajshme

Shkëlqen Francesco Bagnaia fiton Garën Sprint të Brnos në MotoGP

Francesco Bagnaia shkëlqen këtë të shtunë. Piloti italian i...

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

Irani i dha goditje të shpejtë marrëveshjes së përkohshme me...

Zyrtari i lartë i OKB-së të hënën në Kosovë, fokusi stabiliteti në rajon

Nënsekretari i Përgjithshëm për Operacionet e Paqes, Jean-Pierre Lacroix,...

A do të martohet Taylor Swift këtë fundjavë?

Fansat e Taylor Swift dhe Travis Kelce kanë pritur...

Aksident në Ozdrim të Pejës, dy të lënduar

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot...

Pas dasmës madhështore në Itali që pushtoi mediat dhe rrjetet sociale me pamje nga ceremonia, Dua Lipa ka ndarë më në fund albumin e saj zyrtar. Këngëtarja ka publikuar në profilin e saj në Instagram fotot e dasmës me Callum Turner, të shoqëruara me mbishkrimin e thjeshtë: “Mr & Mrs”.

Ndonëse publiku e kishte ndjekur këtë ngjarje përmes pamjeve që qarkulluan në media, ky album personal sjell pamjet më të bukura të çiftit. Fotot e përzgjedhura nga artistja shfaqin elegancën dhe lumturinë e tyre në ambientet përrallore italiane, duke plotësuar kështu mozaikun e njërës prej dasmave më të përfolura.

Në njërën prej fotove, dyshja shfaqet në një moment shumë të ëmbël e të afërt nën vello, ku dallohen qartë detajet fine të stilit të Duas. Ndërsa në imazhin tjetër, ata shihen duke kërcyer dhe festuar përpara një dritareje të madhe karakteristike, duke treguar plotësisht fustanin e nuses të dekoruar me pupla në fund.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz