HomeLajmeDita e 20-të e protestës në Tiranë, pas disa orësh para Kryeministrisë,...

Dita e 20-të e protestës në Tiranë, pas disa orësh para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në kryeqytet

Të ngjajshme

Atletiko afër marrëveshjes me futbollistin e PSG-së

Kang-in Lee është një nga prioritetet kryesore të...

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë

Përgatitjet për samitin e NATO-s që do të mbahet...

Kryeziu: Gatishmëria e LDK-së për bashkëpunim me VV-në është përparim

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka...

Qytetarët u mblodhën edhe sot në Sheshin Skënderbej, në ditën e 20-të të protestës së tyre në kryeqytet.

Pas grumbullimit në shesh, protestuesit vijuan marshimin drejt Kryeministrisë, ku me pankarta në duar, thirrje përmes megafonëve dhe fjalime të shkurtra, adresuan kërkesat e tyre ndaj qeverisë, duke kërkuar mes të tjerash edhe largimin e saj.

Gjatë protestës janë lëshuar thirrje edhe ndaj opozitës. Organizatorët kanë theksuar se gjatë këtyre ditëve nuk është lejuar pjesëmarrja apo afrimi i figurave politike në tubim.

Një nga organizatorët e protestës, aktivisti Arben Kola, deklaroi se protestës pritet t’i bashkohen edhe qytetarë nga diaspora.

“Nesër vjen mërgata, kanë prerë biletë pa kthim”, u shpreh ai.

Pas disa orësh qëndrimi para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin nëpër akset kryesore të kryeqytetit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz