HomeLajmeTime Kadrijaj i reagon Rizvanollit: Kurti dhe ju refuzuat projektin amerikan të...

Time Kadrijaj i reagon Rizvanollit: Kurti dhe ju refuzuat projektin amerikan të gazit, sot duhet të jepni llogari

Të ngjajshme

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,...

Ndali sulmin e Spanjës me pritjet e tij, Vozinha shpallet “Man of the Match”

Ndeshja Spanjë-Cape Verde dhuroi një nga befasitë e këtij...

​Pas protestave masive në Beograd, Vuçiq njofton dorëheqjen brenda muajsh

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se planifikon...

Nënkryetarja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar ndaj ish-ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, duke e akuzuar atë dhe kryeministrin Albin Kurti si “arkitektët kryesorë” të refuzimit të projektit strategjik të gazit në vitin 2021.

Kadrijaj tha se Rizvanolli ndodhet sot në një “pozitë të sikletshme”, pasi sipas saj, vendimi për ta refuzuar projektin e gazit ishte i gabuar dhe do të kërkojë përgjegjësi politike.

“Ju nuk e refuzuat projektin sepse i shërbente dikujt tjetër. Nuk e refuzuat për shkak të industrisë apo mungesës së studimeve. E refuzuat sepse ishit kundër një projekti strategjik të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka deklaruar Kadrijaj.

Ajo ka theksuar se Qeveria Kurti kishte qenë e informuar për studimet teknike dhe ekonomike të realizuara nga Black & Veatch, me mbështetjen e U.S. Army Corps of Engineers dhe financimin e MCC-së, duke i quajtur të pabazuara arsyetimet e dhëna sot nga ish-ministrja.

Kadrijaj ngriti gjithashtu pyetjen se pse sipas saj, projekti vazhdon të kundërshtohet edhe tani, kur “Qeveria Amerikane, dy herë brenda një jave”, po bën thirrje që Kosova të mos e humbasë këtë mundësi për sigurinë energjetike.

“Nuk ka më vend për arsyetime. Kosova ka nevojë për përgjigje të qarta dhe për vendime strategjike që e forcojnë pavarësinë energjetike”, ka deklaruar Kadrijaj, duke akuzuar Qeverinë Kurti për vazhdim të varësisë energjetike nga importet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz