HomeLajmeTomë Gashi: Personat që e ofendojnë Rifat Jasharin duhen përjashtuar nga partia

Tomë Gashi: Personat që e ofendojnë Rifat Jasharin duhen përjashtuar nga partia

Të ngjajshme

Sarri zyrtarizohet te Atalanta, do të menaxhojë Gjimshitin

Maurizio Sarri është trajneri më i ri i Atalantës. Ai...

Nuk ka rikthim për Nico Paz te Reali, qëndron te Como

Nico Paz nuk do të rikthehet te Real Madridi...

Ky është formacioni i Spanjës për ndeshjen ndaj Cape Verdes

Kombëtarja e Spanjës do të nis sot rrugëtimin e...

Avokati Tomë Gashi, ka reaguar ndaj ofendimeve të bëra në adresë të Rifat Jasharit nga familja historike Jashari, duke thënë se personat që përdorin gjuhë të tillë nuk meritojnë vëmendje publike.

Gjatë debatit në studio, Gashi deklaroi se fillimisht nuk ia kishte ditur as emrin dhe as mbiemrin gruas që kishte ofenduar Rifat Jasharin dhe se nuk e njeh fare.

Ai shtoi se, sipas hulumtimeve që ka bërë, ajo nuk është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Për shkak të ofendimeve që ka bërë, me sa kam hulumtuar, ajo nuk është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. Po të ishte, do të duhej të përjashtohej menjëherë nga partia për shkak të gjuhës së papranueshme që ka përdorur ndaj Rifat Jasharit”, tha Gashi i ftuar në emisionin “Kosova Live”.

Ai theksoi se personat që përdorin gjuhë fyese ndaj figurave të respektuara si Rifat Jashari nuk duhet të marrin publicitet, por të injorohen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz