HomeSportNga Gjermania në Prishtinë në këmbë: Bokseri Miridon Mulolli mbërrin sot në...

Nga Gjermania në Prishtinë në këmbë: Bokseri Miridon Mulolli mbërrin sot në sheshin “Nëna Terezë”

Të ngjajshme

Aksident trafiku në rrugën Pejë- Prishtinë, katër persona të lënduar

Katër persona janë lënduar si shkak i një aksidenti...

Antalya dhe Greqia vazhdojnë të dominojnë rezervimet verore, Dream Travel zgjeron numrin e ofertave

Interesimi për pushime në Antalya dhe në destinacionet bregdetare...

Katër të lënduar në aksidentin mes dy veturave në magjistralen Prishtinë-Pejë

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e...

Ylli i La Ligas dënohet me 8.5 vite burgim

Seksioni i Katërt i Gjykatës Provinciale të Valencias ka...

Një rrugëtim i jashtëzakonshëm prej 1,500 kilometrash po përmbyllhet sot në zemër të Prishtinës.

Bokseri profesionist nga Llapi, Miridon Mulolli, i cili jeton dhe bën karrierë në Gjermani, pritet të mbërrijë sot në orën 14:00 në sheshin “Nëna Terezë”.

Mulolli nisi këtë sfidë mbinjerëzore ekzaktësisht para 15 ditësh nga qyteti Suhl i Gjermanisë, duke vrapuar dhe ecur përgjatë një rruge që e kaloi atë përmes Austrisë, Hungarisë dhe Serbisë, për të mbërritur më në fund në vendlindjen e tij, Kosovë.

Kjo rrugëtim i jashtëzakonshëm nuk është thjesht një sfidë sportive. Mulolli, i cili emigroi në Gjermani në vitin 2016 ku edhe u kualifikua si mjeshtër i automekanikës (Kfz-Meister) përpara se të shpallej kampion në boks, ka vrapuar me synimin për të frymëzuar të rinjtë që t’i dedikohen sportit dhe lëvizjes.

Ky marshim vjen gjithashtu si një parapërgatitje e madhe për meçin e tij të radhës për Titullin e Gjermanisë, që pritet të zhvillohet më 29 gusht 2026.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz