Policia e Kosovës në Prishtinë, gjatë javës që kemi lënë pas, ka realizuar 212 urdhëresa të Gjykatës, prej tyre 61 urdhëresa për vepra penale ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime dhe të tjera.
Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.
“Aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë. Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 4 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm”, ka njoftuar Policia.
Në të njëjtën periudhë kohore, Policia në Prishtinë ka shqiptuar 3595 masa administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 591 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: