HomeLajmeParaburgim për pesë të arrestuarit për masakrën e Reçakut

Paraburgim për pesë të arrestuarit për masakrën e Reçakut

Të ngjajshme

Tre kërkesat e sindikalistit Jasharaj për ministrin e ri të arsimit në Kosovë

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka shprehur pritjet e...

​Mbi 10 mijë qytetarë kanë përfituar ndihmë juridike falas gjatë 2025

Mbi 10 mijë qytetarë kanë përfituar ndihmë juridike falas...

Haradinaj i përgjigjet Kurtit: Ja çfarë bëra unë për energji dhe ku qëndron dallimi në mes nesh

Ramush Haradinaj ka vazhduar replikën me zyrtarët qeveritarë për...

Haradinaj: Ne e forcuam sovranitetin energjetik, Kurti e la Kosovën të varur nga importi

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka shkruar në rrjetin...

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar masën e paraburgimit pesë të arrestuarve të dielën nën dyshimin se kanë marrë pjesë në masakrën e Reçakut.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve N.P., S.J., B.P., S.M. dhe S.S., duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin.

“Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rrezik real që nëse të pandehurit lihen në liri, mund të arratisen me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale, po ashtu duke marr parasysh se të gjithë të pandehurit janë edhe shtetas të Serbisë, ekziston rreziku real që të arratisen lehtë dhe të jenë të pa arritshëm për organet e drejtësisë, me çka do të pa mundësohet sigurimi i prezencës së tyre dhe do të pengohej rrjedha normale e procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Gjykata gjithashtu vlerësoj se nëse të pandehurit lihen në liri, ekziston rreziku që të njëjtit të ndikojnë në prova dhe në dëshmitarë andaj konstatoi se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje penale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz