HomeLajmeRama njofton ndryshime në qarkullim pas hapjes së unazës së brendshme në...

Rama njofton ndryshime në qarkullim pas hapjes së unazës së brendshme në Prishtinë

Të ngjajshme

Rukiqi: Mijëra qytetarë po mbesin pa mundësi ta ndjekin Kampionatin Botëror

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi,...

Ukraina intensifikon sulmet, shënjestron objektet energjetike në Rusi

Një sulm me dronë ukrainas ka shkaktuar vdekjen e...

Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut nga Malisheva që vdiq në Itali

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon...

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar qytetarët për ndryshime në qarkullimin rrugor pas hapjes së unazës së brendshme të qytetit.

Sipas Ramës, me funksionalizimin e kësaj pjese të infrastrukturës rrugore do të ndryshojnë edhe kahjet e hyrje-daljeve nga rrethi “Dukagjini” në drejtim të qendrës së kryeqytetit.

Ai u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit dhe të respektojnë sinjalizimin e ri rrugor të vendosur në këtë zonë.

“Me hapjen për qarkullim të unazës së brendshme, ndryshojnë edhe kahjet e hyrje-daljeve nga rrethi ‘Dukagjini’ në drejtim të qendrës. Ju ftojmë për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit sot dhe për respektimin e sinjalizimit të ri rrugor”, ka njoftuar Rama.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz