HomeLajmeA rrezikon të shuhet PSD-ja pas zgjedhjeve?

A rrezikon të shuhet PSD-ja pas zgjedhjeve?

Të ngjajshme

Kanada barazon rezultatin ndaj Bosnjës, Larin shënon supergol dy minuta pasi inkuadrohet në lojë (VIDEO)

Kanadaja e ka barazuar rezultatin ndaj Bosnjës. Sulmuesi i Southampotonit,...

Hasani: Kurti e ka jetike kapjen e prokurorisë për t’i mbyllur rastet ndaj ministrave të tij

Enver Hasani, profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, ka kritikuar...

Deputeti gjerman në Bundestag kërkon kapjen e Radojiçiqit: Ende i lirë në Serbi

Deputeti gjerman Boris Mijatovic nga partia “Të Gjelbrit” ka...

Qeveria në detyrë emëron Këshillin e Kosovës për Raportim Financiar

Qeveria në detyrë ka miratuar vendimin për emërimin e...

Nol Nushi ka deklaruar se Partia Socialdemokrate e nisi fushatën zgjedhore si një angazhim emergjent, pa pritur mbështetjen që mori nga qytetarët gjatë fushatës.

Sipas Nushit, PSD-ja solli një qasje të pazakontë në garën zgjedhore duke mos pretenduar fitore të zgjedhjeve, por duke qenë e sinqertë me elektoratin.

Ai vlerësoi se ndikimi i fushatës ka qenë i madh, por shtoi se mungesa e votave krahasuar me simpatinë e shprehur nga qytetarët ka ngritur dyshime për, siç u shpreh ai, “një refuzim të zgjedhjeve”.

“Kur e kemi fillu fushatën e kemi fillu njëfar fushate emergjente dhe nuk e kemi prit që mundemi me marrë qatë feedback të mirë, dhe filluam të besojmë se një pjesë e tyre mund të jenë edhe vota. Kërkesa jonë minimale ka qenë me na votu për opozitë. “E unë besoj që u dhanë disa mesazhe jo të zakonshem, me garu për opozitë nuk ka ekzistu në Kosovë, edhe Aleanca kur garon thotë kemi me i fitu zgjedhjet, ndonëse nuk e beson askush, ne u treguam të sinqertë. Impakti jonë i fushatës ishte i madh, pse nuk morëm vota? Mendoj se duhet më shumë kohë dhe numrat duhet me i këqyrë pak. Simpatia e madhe dhe mungesa e votës për mua ka çu në mendimin që ka pasur refuzim të zgjedhjeve”, tha Nol Nushi nga PSD në “DPT te Fidani”.
I pyetur nëse PSD-ja rrezikon të shuhet politikisht pas rezultatit zgjedhor, Nushi tha se partia ka kaluar edhe periudha kur nuk ka marrë pjesë në zgjedhje, por ka mbetur aktive në skenën politike.

“Ka pasë zgjedhje që nuk kemi marrë pjesë, megjithatë jemi kanë të fuqishëm. E rëndësishme është se krejt çka kemi thënë në këtë fushatë, ka dalë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz