HomeLajmeAmbasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën...

Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in

Të ngjajshme

Qytetarja gjen portofolin me para dhe dokumente në Viti, e dorëzon në polici

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Viti, një...

UBT hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2026/27

UBT ka hapur zyrtarisht konkursin për pranimin dhe regjistrimin...

Pas martesës luksoze, Dua Lipa dhe Callum Turner zhvendosen në SHBA

Vetëm pak ditë pas martesës së tyre në Londër...

KQZ synon ta përmbyllë sot numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike

Procesi i numërimit të votave nga diaspora, të hedhura...

Dita e Çlirimit të Kosovës, e cila shënohet çdo 12 qershor dhe përkon me hyrjen e forcave të NATO-s në vend, është përkujtuar dhe uruar nga institucione dhe përfaqësi të ndryshme ndërkombëtare.

Në këtë kuadër, Ambasada e Italisë në Prishtinë ka theksuar kontributin e vendit të saj në misionin paqeruajtës të KFOR-it, duke nënvizuar se kontingjenti italian mbetet më i madhi në kuadër të këtij misioni.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada ka rikujtuar 12 qershorin 1999 si një datë historike që shënon 27 vjet paqe dhe përkushtim për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon.

Italia vazhdon të jetë një nga vendet kyçe kontribuuese në kuadër të KFOR-it, misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz