HomeLajmePSD-ja s’i mori as dymijë vota, Mollqaj: S’ishte rezultati që pritëm, por...

PSD-ja s’i mori as dymijë vota, Mollqaj: S’ishte rezultati që pritëm, por s’dorëzohemi

Të ngjajshme

QKUK publikon rezultatet, këta janë 12 drejtorët e rinj të klinikave

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), në kuadër të...

E futi Ipswichin në Premier League, McKenna largohet nga skuadra

Një ndryshim i madh po ndodh te Ipswich Town....

Cakolli: Nëse VV i merr 65% të votave të diasporës, mund ta formojë qeverinë

Ecuria e procesit të numërimit të votave u diskutua...

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj është adresuar përmes një videoje, pasi që subjekti i tij ka dështuar ta kalojë pragun zgjedhor në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, PSD-ja ka arritur të marrë vetëm rreth 1883 vota.

Molliqaj ka thënë se ky rezultat nuk ishet ai që kanë pritur, duke treguar disa prej arsyeve pse nuk është votuar nga qytetarët.

“Rezultati i zgjedhjeve nuk doli ai që dëshiruam dhe që pritëm. Ç’është e vërteta angazhimi ynë për politikë është përtej rezultateve. Kjo nuk nënkupton që nuk i duam votat, kjo nuk nënkupton që nuk i duam rezultatet, ama jo me çdo kusht. Shumë prej juve na dëgjuat, në shpërndatë, e na pëlqyet, e diskutuat e kritikuat mbi atë që ne bëmë. Dikush kishte të drejtë e dikush nuk kishte të drejtë. Më shumë mundem të them se ishte refuzim për ta votuar PSD-në, sesa në vetvete rezultati i dobët.”, ka thënë Molliqaj.

Ai ka thënë se para tij dhe PSD-së mbeten dy rrugë, dorëzimi, ose beteja, duke shtuar se do ta vazhdojnë këtë të dytën.

“Beteja me ty dhe secilin prej jush që me ju bind në rrugëtimin tonë politik. Ky rrugëtim nuk ka nisur dje dhe ky rrugëtim nuk përfundon sot. Rrugëtimin kemi me bë bashkë, sepse Kosova ka nevojë për demokraci, sepse Kosova ka nevojë për ide politike dhe ne jemi grupi politik që angazhohemi rreth ideve politike.”, ka thënë ai. 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz