Edicioni i radhës i “Ditëve me Fat” rikthehet në Neptun nga 11 deri më 14 qershor.
Ky është edicioni i gjashtë i kësaj nisme dhe këtë herë zbritjet shkojnë deri në 51%.
Sikur në edicionet e kaluara, Neptun ofron mundësinë e blerjes me këste 0% interes në të gjitha bankat në Kosovë, në të gjitha pikat e shitjes së Neptunit.
Këto dhe produkte të tjera janë pjesë e ofertës së këtij edicioni vetëm gjatë periudhës së “Ditëve me Fat”.
- Samsung TV LED nga 649 euro në 399 euro.
- Kondicioneri Fuego nga 349 euro në vetëm 199 euro.
- Rrobalarësja Beko nga 529 euro në vetëm 279 euro.
- Set Beko – furrë, pllakë dhe enëlarëse nga 948 euro në 599 euro.
Broshurën mund ta shfletoni këtu.
Neptun është zinxhir lider në shitjen me pakicë të pajisjeve elektronike dhe elektroshtëpiake në Kosovë. Produktet përfshijnë një linjë të gjerë: TV, Audio/Video, IT dhe aksesorë të ndryshëm, Smartphone, rrobalarëse, enëlarëse, frigoriferë, pajisje të vogla elektro-shtëpiake, kondicionerë, pajisje për kujdes personal dhe shumë të tjera.
Aktualisht, Neptun operon me 16 dyqane në Kosovë dhe vazhdon të investojë në zgjerimin e rrjetit të vet.
Që nga 1 marsi, Neptuni ka pranuar dy vlerësime të rëndësishme për cilësinë dhe besimin e konsumatorëve: Best Buy Award dhe QUDAL – Top Quality Medal, çmime që dëshmojnë përkushtimin e kompanisë për të ofruar produkte dhe shërbime me standarde të larta për klientët në Kosovë.