HomeSportKlubi i Fatjon Bunjakut bën reagimin për vdekjen e tij

Klubi i Fatjon Bunjakut bën reagimin për vdekjen e tij

Të ngjajshme

Konjufca: Kosova ka ndërtuar traditë demokratike, qytetarët janë meritorët kryesorë

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca, pas votimit...

Voton Sami Lushtaku, bën thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje (FOTO)

Kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku ka ushtruar sot të...

Sasa e kryen obligimin, voton

Ish-banorja e “BBVK”, Sasa Hoda, ka marrë pjesë në...

Qytetari në Prishtinë e shqyen fletëvotimin, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar gjatë procesit të votimit në...

Paraqitet në polici Elbert Krasniqi pas denoncimit për ndikim në procesin zgjedhor

Gjatë ditës së sotme kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane,...

E gjithë futbolli kosovar u trondit nga vdekja e futbollistit, Fatjon Bunjaku.

22-vjeçari, u përfshi në aksidentin fatal në rrugën Mitrovicë-Vushtrri që i mori edhe jetën.

Rreth vdekjes së Bunjaku reagoi edhe klubi i tij i deritanishëm, AF Elbasani

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të lojtarit tonë, Fatjon Bunjaku. Sot, familja e madhe e klubit tonë humbi jo vetëm një lojtar, por një njeri që mbajti me krenari ngjyrat e klubit dhe la kontributin e tij në historinë tonë. Përkushtimi dhe pasioni i tij për futbollin do të mbeten gjithmonë pjesë e identitetit tonë. Në këto momente të vështira, mendimet dhe lutjet tona janë me familjen Bunjaku, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe ta duan Fatjonin. AF Elbasani shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bunjaku dhe për të gjithë komunitetin sportiv që sot humbi një nga njerëzit e tij. Fatjoni nuk do të harrohet”, ishin fjalët e klubit shqiptar.

Bunjaku, luajti për klube të shumta si Trepça, Liria, Gjilani, Malisheva dhe së fundi te Elbasani./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz