HomeLajmeLista Serbe dënohet e dy mijë euro nga PZAP

Lista Serbe dënohet e dy mijë euro nga PZAP

Të ngjajshme

Kalendari i plotë i Serie A për sezonin 2026/27

Serie A sot ka hedhur shortin për sezonin e...

Von der Leyen nga Tivati: Shqipëria po ecën shpejt drejt anëtarësimit në BE

Zgjerimi i Bashkimit Europian mbetet një proces i bazuar...

Kroacia befason Kosovën, kalon në epërsi

Kombëtarja e vashave të Kroacisë ka befasuar Kosovën, duke...

Lista Serbe është dënuar me dy mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Ky subjekt politik është konstatuar se ka shkelur Kodin e Mirësjelljes për subjektet politike.

“PRANOHET e bazuar ankesa e subjektit politik Za Slobodu Pravdu i Opstanak, me seli në Graçanicë, ZP/Anr.15/2026, e datës 04.06.2026, kundër Subjektit Politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicën e Veriut, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, gjatë fushatës zgjedhore për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të datës 7 qershor 2026”, thuhet në vendim.

Në vendim thuhet se Subjektit politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicë të Veriut, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, i shqiptohet dënim me gjobë në lartësi prej 2,000.00 (dy mijë) euro.

“Detyrohet Subjekti Politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicë të Veriut, që gjobën e shqiptuar si në pikën II të dispozitivit të këtij vendimi, ta paguajë në afat prej 15 ditëve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij vendimi”, thuhet në vendim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz