HomeLajmeUran Ismaili: Qeveria e Kurtit po më sulmon sepse PDK-ja në Prishtinë...

Uran Ismaili: Qeveria e Kurtit po më sulmon sepse PDK-ja në Prishtinë është rritur si asnjëherë më parë, këtë s’po munden ta përballojnë

Të ngjajshme

Gjermania shënon numër rekord të natyralizimeve në vitin 2025

Numri i natyralizimeve në Gjermani është rritur në një...

Zyrtare: FC Prishtina ndahet me trajnerin Alban Dragusha

Skuadra e Prishtinës ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit...

Samiti BE-Ballkan Perëndimor, Emanuel Macron arrin në Mal të Zi

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka arritur në Mal...

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe numri dy në listën e kësaj partie, Uran Ismaili, në një video që ka ndarë në rrjetet sociale, ka folur për rritjen e PDK-së në Prishtinë dhe sulmet që po i bëhen nga pushteti aktual.

Ismaili ka thënë se gjatë katër viteve të fundit synimi i tij politik ka qenë rritja e PDK-së në kryeqytet, duke theksuar se partia sot është forca e dytë në Prishtinë dhe se e ka tejkaluar Vetëvendosjen në Asamblenë Komunale.

“Synimi im politik me e rritë PDK-në në Prishtinë, ku sot jemi forca e dytë dhe e kemi tejkaluar Vetëvendosjen në asamble, është arsyeja e sulmeve dhe propagandës së parreshtur të këtij pushteti ndaj meje. Por, aq sa është e sigurt se këtij pushteti po i vjen fundi, është edhe më e sigurt se mua nuk më ndal asgjë deri në fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Ismaili.

Video e plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz