Hailey Bieber ka shtuar një tjetër tatuazh të vogël, por plot domethënie, në “koleksionin e saj”. Themeluesja e Rhode zbuloi dizajnin e ri në një seri fotosh të publikuara në Instagram për promovimin e fushatës së re verore të markës së saj. Në një prej imazheve, fansat vunë re numrin “22” në pjesën e brinjëve, një detaj që menjëherë nxiti diskutime në rrjet.
Edhe pse Hailey nuk ka folur publikisht për kuptimin e tatuazhit, shumë ndjekës besojnë se ai është një dedikim për djalin e saj, Jack Blues Bieber. Numri 22 duket se ka një rëndësi të veçantë për familjen, pasi modelja ka lindur më 22 nëntor, ndërsa djali i saj erdhi në jetë më 22 gusht. Kjo ka bërë që tatuazhi të shihet si një simbol i lidhjes së fortë mes nënës dhe të birit.
29-vjeçarja është e njohur për pasionin e saj ndaj tatuazheve minimalistë, të cilët shpesh mbajnë mesazhe personale ose lidhen me momentet më të rëndësishme të jetës së saj. Ndër vite, Hailey ka zgjedhur dizajne të vogla dhe diskrete, duke i kthyer ato në një pjesë të identitetit të saj estetik.
Në fakt, simbolika familjare nuk mungon as tek bashkëshorti i saj, Justin Bieber. Këngëtari ka po ashtu një tatuazh të vogël me numrin 22 në dorë, i cili besohet se përfaqëson ditëlindjen e djalit të tyre, por edhe lidhjen me Hailey-n, pasi pranë tij ndodhet e gdhendur shkronja “H”, iniciali i emrit të saj. Për fansat, tatuazhi i ri i Hailey-t është një tjetër dëshmi e dashurisë dhe përkushtimit ndaj familjes së saj.