HomeLajmeShpallet fajtore gruaja që pati sulmuar brutalisht gazetaret e lajmi.net, Gjykata e...

Shpallet fajtore gruaja që pati sulmuar brutalisht gazetaret e lajmi.net, Gjykata e dënon për sulm dhe kanosje

Të ngjajshme

E refuzuan Arbeloan, Leverkuseni zyrtarizon trajnerin e ri

Skuadra e Bayer Leverkusenit ka gjetur trajnerin e ri. Klubi...

Murati: Hapet aplikimi për certifikim të ofruesve të arkave fiskale digjitale

Ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati, ka bërë...

Tragjedi në Turqi, ish-polici vret djalin pas një sherri për para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtore Mirvete Baraliun për veprat penale të sulmit dhe kanosjes në rastin e sulmit ndaj gazetareve të lajmi.net, Lindita Berisha dhe Fjolla Hyseni.

Sipas vendimit të gjykatës, Baraliu është dënuar me 2 mijë euro gjobë për veprën penale të kanosjes, ndërsa për veprën e sulmit është dënuar me një vit burgim me kusht, dënim i cili nuk do të ekzekutohet nëse ajo nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale brenda afatit prej dy vjetësh.

Rasti kishte ndodhur më 3 prill 2024 në Prishtinë, derisa gazetaret e lajmi.net dhe kameramani Përparim Tufa po kryenin detyrat e tyre profesionale. Sipas raportimeve të asaj kohe, ekipi ishte përballur me sulm fizik dhe kërcënime gjatë dokumentimit të një incidenti në rrugën “C”.

Në mesin e të dëmtuarve ishte edhe gazetarja Lindita Berisha, e cila në atë kohë ishte shtatzënë dhe pas ngjarjes kishte kërkuar trajtim mjekësor në QKUK.

Me vendimin e shpallur sot (4), qershor 2026, rasti ka marrë epilogin e parë gjyqësor, ndërsa gjykata e ka gjetur të akuzuarën përgjegjëse për sulm dhe kanosje ndaj gazetareve gjatë ushtrimit të detyrës së tyre profesionale. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz