BallinaLajmeSami Lushtaku dorëzon padi për shpifje ndaj Albin Kurtit (FOTO)

Sami Lushtaku dorëzon padi për shpifje ndaj Albin Kurtit (FOTO)

Të ngjajshme

Shtohen shqetësimet për ndërhyrje në orientimin politik të votuesve serbë

Problematika e ndërhyrjeve dhe trysnisë ndaj votuesve serbë në...

PSD sërish me aksion nesër, këtë herë para zyreve të VV-së

Partia Social Demokrate e Kosovës do të zhvillojë ditën...

Benatia nuk e përjashton PSG-në

Ish-drejtori sportiv i Marseille, Medhi Benatia, ka shkaktuar debat...

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka bërë të ditur se sot përmes avokatit të tij ka dorëzuar padi për shpifje ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Në deklaratën e tij publike, Lushtaku ka theksuar se padia është ngritur pas, siç i ka cilësuar ai, deklaratave të pavërteta dhe tendencioze të bëra ndaj tij.
“Nuk do të lejoj që emri im, kontributi im dhe dinjiteti im të përdoren për propagandë politike, mashtrime publike e shpifje të ulëta,” është shprehur ai.
Ai ka shtuar se ky veprim përbën një përgjigje ndaj çdo përpjekjeje për linçim politik dhe ka paralajmëruar se çdo shpifje apo manipulim me të pavërteta do të trajtohet përmes rrugëve ligjore.
Rasti pritet të ndiqet më tej në institucionet gjyqësore kompetente.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz