Kandidatja për Presidente Vjosa Osmani dhe kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës, filluan platformën e tyre të re të komunikimit me qytetarë më 13 maj. Komunikimin me qytetarë në këtë format së pari e nisën në Kurriz të Dardanisë.
Koncepti i kësaj platforme sipas Abdixhikut ishte “pa skenografi protokolare, pa filtra, ballë për ballë, me qytetarë dhe të vërtetën e përditshme të Kosovës”.
“Do ta vazhdojmë në çdo anë të Kosovës. Në çdo qytet, në çdo shesh, duam të ulemi pranë qytetarëve e të flasim hapur për jetën e tyre, për brengat, zhgënjimet, shpresat dhe idetë e tyre për vendin”, kishte shkruar Abdixhiku.
E pas Prishtinës, Vjosa e Lumiri e vazhduan këtë platformë Istog, Viti e Gjilan si dhe sipas tyre pritet ta vazhdojnë edhe në qytete të tjera të Kosovës.
3 ditë pas realizimit të LDK-së, ishte kryeministri në detyrë Albin Kurti, i cili realizoi një koncept thuajse të ngjashëm, veçse ai në kafiteri.
“Bashkëbisedim i këndshëm, përplot pyetje e shkëmbime të ideve, me disa prej vullnetarëve të mbushur me energji, të cilët iu bashkuan së fundmi Lëvizjes Vetëvendosje”, kishte shkruar Albin Kurti në postimin e tij të bashkangjitur me videon ku po përgjigjej në pyetjet e tyre.

