Ish-finalisti i “Big Brother VIP Albania”, Miri, ka folur së fundmi në “Top Albania Radio” për përvojën e tij në shtëpinë e BBVA dhe marrëdhëniet me ish-banorët. Gjatë intervistës, ai nuk kurseu kritikat ndaj disa prej çiftëve të këtij edicioni, të cilët i cilësoi se përdorin lidhjet e tyre romantike si strategji për përfitime personale.
Miri u shpreh se çiftet Selin-Gimbo dhe Mateo-Brikena nuk janë aq të sinqerta sa duken para publikut. “Mateo-Brikena dhe Selin-Gimbo po shfrytëzojnë lidhjet e tyre për vëmendje dhe përfitime personale,” tha ai, duke lënë të kuptohet se ndjenjat e tyre janë më shumë strategji se emocione reale.
I pyetur për raportin e tij me Selin pas përfundimit të BBVA-së, Miri tregoi se nuk ka pasur asnjë kontakt që nga eliminimi. Megjithatë, ai theksoi se nuk mban asnjë mërzi dhe nëse do të takoheshin, nuk do të kishte problem t’i fliste ose ta përshëndeste.
Në një vlerësim të mëtejshëm, Miri nuk kurseu kritikat ndaj Mateo-Brikenës, duke e quajtur banorin më “fallco” të këtij edicioni. Ai shtoi se strategjia e çiftit ka qenë e mirëmenduar dhe se ata e kanë shfrytëzuar lidhjen jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe jashtë saj.
“E kanë shfrytëzuar lidhjen brenda, por po e shfrytëzojnë edhe jashtë,” përfundoi ish-finalisti, duke lënë të kuptohet se strategjia e tyre ka qenë e planifikuar dhe e qëllimshme.