BallinaLajmePolicia ndalon kontrabandën, ndalohet traktori me afro 3 mijë litra vaj motorik...

Policia ndalon kontrabandën, ndalohet traktori me afro 3 mijë litra vaj motorik në Herticë të Podujevës, erdhi nga Serbia ilegalisht përmes rrugës malore

Të ngjajshme

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e Pediatrisë në Gjilan

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka nënshkruar...

Edi Rama në Kore të Jugut, diskuton për bashkëpunimin në teknologji, IA dhe turizëm

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me homologun...

E vetme, i vetëm!

Shkruan: Ben Andoni Prej javësh nuk bën më përshtypje në...

Policia e Kosovës ka parandaluar kontrabandën e afro 3 mijë litrave vaj motorik që kishte ardhur nga territori i Serbisë në atë të Kosovës në mënyrë ilegale, përmes rrugës malore.

Vaji motorik po bartej nga një traktor me rimorkio, ku ishte ngarkaur në 161 bidonë, transmeton lajmi.net.
Malli i kontrabanduar është dërguar në terminalin doganor në Merdare për procedura të mëtejshme doganore nga Dogana e Kosovës, ndërsa me autorizim të prokurorit të Shtetit është iniciuar
rasti ‘kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare&kontrabandim me mallra’.
Personi i dyshuar, pas intervistimit, lirohet dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Komunikata e plotë:
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra
Prishtinë, 20 maj 2026
Policia e Kosovës, në kuadër të angazhimeve policore në ruajtjen e kufirit shtetëror dhe parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme ndërkufitare, njësitë policore kufitare, me datën 19 maj 2026, në fshatin Herticë komuna e Podujevës, kanë parandaluar një rast të kontrabandës me mallra, me ç’rast është ndaluar një traktor me rimorkio të ngarkuar me 161 (njëqind e gjashtëdhjetë e një) bidonë të mbushur me gjithsejtë 2898 (dy mijë e tetëqind e nëntëdhjetë e tetë) litra vaj motorik të kontrabanduar nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, duke kaluar ilegalisht në rrugë malore përmes vijës kufitare.
Malli i kontrabanduar është dërguar në terminalin doganor në Merdare për procedura të mëtejshme doganore nga Dogana e Kosovës, ndërsa me autorizim të prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti ‘kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare&kontrabandim me mallra’.
Personi i dyshuar, pas intervistimit, lirohet dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz