BallinaSportEndrick i jep lamtumirën Lyonit, zbulon klubin e ri

Endrick i jep lamtumirën Lyonit, zbulon klubin e ri

Të ngjajshme

E vetme, i vetëm!

Shkruan: Ben Andoni Prej javësh nuk bën më përshtypje në...

Dy cisterna kineze dalin nga Ngushtica e Hormuzit

Dy cisterna kineze që transportonin naftë dolën nga Ngushtica...

Endrick ka njoftuar largimin nga skuadra e Lyonit.

Sulmuesi brazilian përmes një video mesazhi ka falendëruar klubin dhe tifozët për mbështetjen e madhe që morri gjatë këtyre muajve, shkruan IndeksOnline.

Endrick u transferua te Lyoni gjatë muajit janar në formë huazimi nga Real Madrid, duke kaluar një gjysmë sezoni fantastik, duke shënuar tetë gola dhe ka bërë tetë asiste.

Ai ka njoftuar se tashmë do të rikthehet te skuadra madrilene, për tu përgatitur për Kupën e Botës dhe shpreson që nga sezoni i ri të rinis një epokë të re te Reali.

”Në Brazil, kur dikush po kalon një kohë të vështirë, shpesh thuhet se duhet të vrasë një luan në ditë. Për muaj të tërë, kam përjetuar diçka që asnjë atlet nuk do të donte ta përjetonte kurrë. Por vendosa që nuk do të vrisja asnjë luan.

Vendosa të bëhesha një i tillë. Dhe ishte këtu që gjeta atë që më duhej për të rifituar forcën time. Të ndiqja instinktin tim për të sulmuar si një luan. Të mbroja njerëzit e mi që erdhën me mua. Dhe ata që më pritën kaq ngrohtësisht këtu.

Muajt ​​e ankthit ia lanë vendin muajve të gëzimit, fitoreve dhe gjithashtu të mësuarit. Bëra miq të rinj. U afrova edhe më shumë me ata që kisha tashmë. Dhe zbulova se vendi ynë është kudo që të jemi me ata që i duam dhe ata që na duan.

Fatkeqësisht, edhe nëse është më i fortë, një luan nuk mund të qëndrojë në një vend. Duhet të them lamtumirë tani dhe të filloj udhëtimin për në shtëpi. I cili do të jetë shumë më i gjatë. Sepse po kthehem duke mbajtur shumë më tepër sesa kisha kur mbërrita. Dhe edhe kur të arrij në fund të këtij udhëtimi, për pjesën tjetër të jetës sime, do ta mbaj këtë qytet me vete. Në zemrën time dhe në kujtesën time. Sa herë që shoh buzëqeshjen e djalit tim, të cilin Zoti ia dha familjes sonë këtu në Lyon.”, thuhet në mesazhin e Endrick./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz