BallinaLajmeDy persona kapen me armë ilegale në Pejë dhe Istog, konfiskohen pistoleta...

Dy persona kapen me armë ilegale në Pejë dhe Istog, konfiskohen pistoleta dhe fishekë

Të ngjajshme

Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Pejë, me datën 19.05.2026, rreth orës 18:50, patrulla policore gjatë patrullimit në Rrugën Konferenca e Bujanit në Pejë, ka ndaluar personin tani i dyshuar dhe pas kontrollit në çantën e tij të krahut i është gjetur dhe sekuestruar arma (Pistoletë) një karikator dhe shtatëmbëdhjetë (17) fishek të kalibrit 9x19mm.

Me datë 19.05. 2026, patrulla e Stacionit Policor Istog, rreth orës orës 22:50, deri sa ishte në pikë kontrolli në fshatin Banjë-Istog, kishte ndaluar një automjet dhe pas kontrollit në bagazhin e tij ishte gjetur arma (Pistoletë) me një karikator, shtatë (07) fishek dhe një OC sprej, të njëjtat janë sekuestruar.
Në të dy rastet të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar, pas konsultimit me Prokurorin e shtetit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullte.

Armët e konfiskuara janë:
 Dy (2) Pistoleta
 Dy (2) karikator
 Njëzet e katër fishek dhe
 Një OS Sprej

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz