Kandidati për deputet nga AAK, Besnik Tahiri ka reaguar pas kërcënimit që një mërgimtar i ka bërë Daut Haradinajt, ku e krahason me Milan Radoiçiqin dhe e kërcënon përmes Kanunit.
Tahiri ka thënë se gjuh fyese dhe linçuese krijon dhimbje, hap plagë dhe dëmton familjet e shoqërinë tonë.
“Kushdo që hyn në këtë valle, duhet ta dijë se po i shërben pikërisht asaj përçarjeje që ndër breza i ka shkaktuar dëmë shqiptarit. Ndaluni, sepse boll më u bë. Thirrni mendjes”, ka shkruar Tahiri në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë:
- Advertisement -