Kombëtarja e Shqipërisë sot pritet të bëhet me trajner të ri.
Top Channel mëson se Rolando Maran është përzgjedhuri i ri për të udhëhequr kuqezinjtë drejt objektivave të radhës madhore.
Kush është Rolando Maran? Eksperti i Serisë A
I lindur më 10 gusht 1963 në Trento, Rolando Maran është një emër mjaft i respektuar në futbollin italian.
Ai njihet si një punëtor i palodhur i fushës, me një karrierë të gjatë që fillon nga balta e fushave si lojtar dhe kulmon në taktikat e sofistikuara të elitës së futbollit italian.
