BallinaLajmeInflacionin s’ka kush e ndal: Çmimet në Kosovë u rritën për 3.9%...

Inflacionin s’ka kush e ndal: Çmimet në Kosovë u rritën për 3.9% gjatë vitit të kaluar

Të ngjajshme

​Ky është mjeku më i ri në botë

Sot bëhen 31 vjet që kur indiano amerikani, Balamurali...

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë nga sot hyjnë në grevë, shkak pagat

Shumica e punëtorëve teknikë të shkollave në Komunën e...

Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqipëri

Një polic i moshës 20-vjeçare është plagosur sot në...

Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për inflacionin në vend gjatë vitit 2025.

Sipas ASK-së, çmimet në Kosovë gjatë këtij viti kanë qenë mesatarisht 3.9 për qind më të larta krahasuar me vitin 2024.

Rritja më e madhe e çmimeve është regjistruar te pijet alkoolike dhe duhani me 7.6 për qind, si edhe te informacioni dhe komunikimi me 6.8 për qind.

Po ashtu, shtrenjtim pati edhe te veshmbathja, mobiliet dhe pajisjet shtëpiake, energjia elektrike, ushqimi dhe pijet joalkoolike, transporti, shëndetësia dhe arsimi.

Ndërkohë, ASK-ja njoftoi se rënie e çmimeve është shënuar te restorantet dhe shërbimet e akomodimit me 1.4 për qind, si edhe te rekreacioni, sporti dhe kultura me 1.1 për qind.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz