BallinaLajmeBedri Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për përçarje e...

Bedri Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për përçarje e propagandë (Video)

Të ngjajshme

Unitedi konfirmon largimin e radhës, pas atij të Casemiros

Manchester United siguroi fitoren 3-2 ndaj Nottingham Forestit në...

Dukagjini mposht Dritën, fitojnë edhe Malisheva, Llapi e Ballkani

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së 34-të...

Kurti: Në katër vitet e ardhshme do të ndërtojmë 14 parqe industriale në Kosovë

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, mori pjesë në prezantimin...

Avokado, burim i vitaminave dhe mineraleve të rëndësishme për fëmijët

Avokado është një prej frutave më të shëndetshëm në...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit, Bedri Hamza, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës po përballen me sfida serioze, të cilat kërkojnë trajtim serioz dhe përgjegjësi institucionale.

“Qytetarët tanë po përballen me sfida serioze, dhe seriozisht do t’i trajtojmë një nga një. Nga rritja e pagave dhe pensioneve, te investimet në shëndetësi, arsim e infrastrukturë, për më shumë zhvillim, mirëqenie dhe dinjitet për secilin qytetar”, ka shkruar Hamza në një postim në Facebook.

Ai ka bërë thirrje edhe për një kulturë tjetër politike në vend, duke theksuar se respekti dhe bashkëpunimi janë mënyra e vetme për të çuar Kosovën përpara.

“Respekti dhe bashkëpunimi i ndërsjellë janë rruga përpara. Jo përçarja, konflikti dhe propaganda”, është shprehur Hamza.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 7 qershor 2026.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz