BallinaLajmeReagimi i Speciales për raportin e Anglisë dhe Uellsit, Tromp: Tregon sasi...

Reagimi i Speciales për raportin e Anglisë dhe Uellsit, Tromp: Tregon sasi të nervozizmit

Të ngjajshme

Unitedi konfirmon largimin e radhës, pas atij të Casemiros

Manchester United siguroi fitoren 3-2 ndaj Nottingham Forestit në...

Dukagjini mposht Dritën, fitojnë edhe Malisheva, Llapi e Ballkani

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së 34-të...

Kurti: Në katër vitet e ardhshme do të ndërtojmë 14 parqe industriale në Kosovë

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, mori pjesë në prezantimin...

Avokado, burim i vitaminave dhe mineraleve të rëndësishme për fëmijët

Avokado është një prej frutave më të shëndetshëm në...

Ish-hetuesja në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Nevenka Tromp për emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur lidhur me Dhomat e Specializuara dhe procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së më Hagë.

Duke iu referuar raportit të Komitetit të Odës së Avokatëve për të Drejtat e Njeriut të Anglisë dhe Uellsit, ajo tha se është e jashtëzakonshme që gjykata është përfshirë në një reagim publik ndaj një raporti të tillë, duke theksuar se gjykatat e zakonshme nuk ndërmarrin veprime të tilla.

Sipas saj, ky reagim, në një fazë kur ende pritet shpallja e aktgjykimit, mund të shihet si shenjë e një “nervozizmi” nga ana e gjykatës.

“Janë katër pika shumë të rëndësishme për diskutim publik mbi Dhomat e Specializuara, në pritje të vendimit në rastin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve. Së pari është goxha e jashtëzakonshme që Gjykata Speciale u përfshi në një reagim publik ndaj një raporti për të drejtat e njeriut, gjykata e zakonshme nuk e bëri një gjë të tillë”.

“Me faktin që gjykata e bëri këtë, përderisa ende pritet shpallja e aktgjykimit, tregonin sasi të nervozizmit nga ana e tyre, ky nervozizëm është i lidhur me dy pika tjera, njëra është se në sistemin e drejtësisë penale ndërkombëtare, në të njëjtën formë si në sistemin drejtësisë penale vendore, në çdo gjykim penal, autoriteti, kredibiliteti dhe legjitimitetit i gjykatës, varet nga ajo se si gjykata e bën vlerësimin e paanshmërisë”, tha ajo në Klan Kosova.

Duke folur për këtë raport, ish-hetuesja u shpreh se ai ngre vërejtje kritike për çështje që lidhen me gjykimin e drejtë.

“Raporti i Komitetit të Odës së Avokatëve për të Drejtat e Njeriut i Anglisë dhe Uellsit, prek disa çështje ekstremisht të rëndësishme, që shkojnë te çështja e gjykimit të drejtë, me fjalë të tjera, ata bën disa vërejtje kritike, specifikisht për këtë çështje”, u shpreh ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz