BallinaSportLampardi po e shënjestron një fitues të Championsit, si nënshkrimin e parë...

Lampardi po e shënjestron një fitues të Championsit, si nënshkrimin e parë në elitë

Të ngjajshme

Frank Lampardi po planifikon ta rikthejë një ish-yll të Premierligës në Angli si transferimin e tij të parë madhor pas promovimit të Coventryt.

Për herë të parë që nga rënia nga elita në vitin 2001, Coventry City do të rikthehet në Premierligë për sezonin 2026/27.

Nën drejtimin e Lampardit, i cili u emërua trajner në nëntor të vitit 2024, “The Sky Blues” fituan Championshipin këtë sezon, duke siguruar promovimin me tri ndeshje para fundit.

Megjithatë, siç e ka dëshmuar historia e fundit, promovimi në Premierligës dhe mbijetesa aty janë dy sfida krejtësisht të ndryshme, pasi shumë skuadra të promovuara kanë rënë nga liga sezonin pasues.

Por duket se Lampardi nuk ka ndërmend të dorëzohet pa luftë, pasi po kërkon të transferojë një veteran fitues të Ligës së Kampionëve për të forcuar skuadrën para sezonit të tij të parë në Premierligë si trajner i Coventryt.

Sipas “Football Insider”, Lampardi po shqyrton një lëvizje surprizë për ish-mesfushorin e Liverpoolit dhe Newcastle Unitedit, Georginio Wijnaldum, gjatë afatit kalimtar veror.

Mesfushori 35-vjeçar aktualisht luan për klubin saudit Al-Ettifaq, por do të jetë lojtar i lirë kur kontrata e tij me klubin të skadojë gjatë verës.

Sapo të jetë i lirë për të bërë një lëvizje, raporti pretendon se preferenca e Wijnaldum do të ishte rikthimi në Premierligë, me një transferim te Coventry që shihet si një përshtatje ideale.

Coventry raportohet se e sheh fituesin e Ligës së Kampionëve të vitit 2019 si një opsion fantastik për të sjellë përvojë në mesfushë dhe një zë motivues për ekipin në përpjekjen për të siguruar mbijetesën në Premierligë.

Dhe, pavarësisht moshës së tij, Wijnaldum dëshmoi këtë sezon se ende mund të japë paraqitje të forta, duke shënuar 17 gola dhe duke regjistruar gjashtë asistime për Al-Ettifaq në të gjitha garat këtë sezon.

Por Wijnaldum nuk është i vetmi veteran i Premierligës që Coventry besohet se po e konsideron për një transferim gjatë verës, pasi ish-sulmuesi i “Sky Blues”, Clinton Morrison, deklaroi se klubi duhet të shikojë edhe emra si Ross Barkley i Aston Villas kur të hapet merkatoja.

“Pashë që ishin lidhur me Ross Barkley, kështu që kurrë nuk i dihet për dikë si ai,” tha ai për “GOAL”.

“Ai ka përvojë në Premierligë dhe ka qenë për shumë kohë në këtë nivel. Mendoj se do të ketë shumë lojtarë që Coventry do të kërkojë me përvojë në Premierligë. Mendoj se të duhet kjo. Kur kalon nga Championshipi në Premierligë, të duhen të paktën pesë ose gjashtë lojtarë që e njohin Premierligën dhe kanë përvojën e nevojshme. Coventry ka një ekip të mirë me disa lojtarë interesantë dhe emocionues, por do t’u duhet përvoja e Premierligës”, tha ai.

Morrison shtoi se prania e një legjende të Premierligës si Frank Lampardi do ta ndihmojë Coventryn të tërheqë emra të mëdhenj gjatë verës dhe se kjo do të jetë kyçe për mbijetesën e klubit.

“E kam thënë shumë herë, mendoj se Coventry, nga të gjitha ekipet që do të promovohen, është më i përshtatshmi,” shtoi ai.

“Nëse ndonjë ekip do të mbijetojë, mund të jenë ata, për shkak të Frankut, njerëzve që ai njeh dhe lojtarëve që mund të tërheqë në atë klub futbolli”, e mbylli ai./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz