BallinaLajme“S’ka zyrtarë të paprekshëm”, Haxhiu duket se harron deklaratën e famshme të...

“S’ka zyrtarë të paprekshëm”, Haxhiu duket se harron deklaratën e famshme të Kurtit ndaj Prokurorisë

Të ngjajshme

Peshkaqeni sulmon për vdekje 38-vjeçarin para shokut të tij në Australi

Një peshkatar me shtizë ka vdekur mëngjesin e kaluar...

Ndërron jetë profesori nga Skenderaj (FOTO)

Ka ndërruar jetë prof. Naser (Ibrahim) Bajraktari nga fshati...

Kosova, shteti i dytë më i varfër në Europë

Sipas një raporti të publikuar nga WorldAtlas, i bazuar...

Albulena Haxhiu duket se ka harruar deklaratat e dikurshme të kryetarit të saj partiak, Albin Kurti, teksa së fundmi deklaroi se “në Kosovë tashmë kemi dëshmuar që nuk mund të ketë zyrtarë të paprekshëm”.

Haxhiu, e cila aktualisht ushtron detyrën e presidentes, më 15 maj në një emision foli për sundimin e ligjit dhe përgjegjësinë institucionale, duke lënë të kuptohet se askush nuk duhet të jetë mbi drejtësinë.

Por kjo deklaratë bie në kontrast me qëndrimet e mëhershme të kryeministrit në detyrë dhe njëherësh kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili në shkurt të vitit 2025 kishte sfiduar publikisht Prokurorinë.

“Jo, unë nuk i frigohem Prokurorisë hiq. Unë i kom ftu me ardh, po ata po tuten me ardh. D.m.th unë ju thashë unë guxoj mos me ardh, tash ta shohim a guxoni ju me ardh”, deklaronte Kurti atëkohë.

Deklarata e Kurtit ishte komentuar gjerësisht në opinion si një sfidim i drejtpërdrejtë ndaj institucioneve të drejtësisë dhe kishte nxitur reagime nga opozita e shoqëria civile, të cilat kishin kërkuar respektim të proceseve ligjore dhe pavarësisë së institucioneve.

Tash, kur Haxhiu flet për zyrtarë “të paprekshëm”, kritikët po e rikujtojnë pikërisht retorikën e liderit të saj politik, duke vënë në pikëpyetje konsistencën e qëndrimeve të pushtetit karshi drejtësisë dhe institucioneve të pavarura. /Lajmi.net/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz