BallinaLajmeKFOR forcon kapacitetet operacionale përmes ushtrimeve të përbashkëta me ushtrinë daneze

KFOR forcon kapacitetet operacionale përmes ushtrimeve të përbashkëta me ushtrinë daneze

Të ngjajshme

Ndërron jetë profesori nga Skenderaj (FOTO)

Ka ndërruar jetë prof. Naser (Ibrahim) Bajraktari nga fshati...

Kosova, shteti i dytë më i varfër në Europë

Sipas një raporti të publikuar nga WorldAtlas, i bazuar...

Përkujtohen dëshmorët e Dushkajës, kujtohet beteja e 17 majit 1999

Në kompleksin përkujtimor në Shqiponjë të Dushkajës janë përkujtuar...

Gjesti publikon pamje nga xhirimet e klipeve, shihet bashkë me Gimbon

Këngëtari i njohur shqiptar, Gjesti, ka ndarë me ndjekësit...

Ushtarët e Komandës Rajonale Lindje (RC-E), në kuadër të misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë – KFOR, kanë zhvilluar ushtrime të transportit ajror të pajisjeve së bashku me pjesëtarë të Forcave të Armatosura Daneze në kampin “Novo Selo”.

Sipas njoftimit të KFOR-it, ushtrimet kishin për qëllim avancimin e aftësive për transportimin e sigurt të pajisjeve dhe mbështetjen e operacioneve në rajon.

“Ushtarët e Komandës Rajonale Lindje zhvilluan trajnim për sling-load së bashku me personelin e Forcave të Armatosura Daneze në kampin Novo Selo, për të përmirësuar aftësinë e tyre për transportimin ajror të sigurt të pajisjeve dhe mbështetjen e operacioneve në rajon”, thuhet në njoftim.

KFOR ka theksuar se këto aktivitete rrisin bashkëpunimin ndërmjet forcave shumëkombëshe dhe përmirësojnë transportin e sigurt të pajisjeve dhe furnizimeve në kushte të vështira.

“Këto aktivitete përmirësojnë ndërveprueshmërinë ndërmjet forcave shumëkombëshe dhe forcojnë kapacitetin operacional të KFOR-it, duke reflektuar përkushtimin e vazhdueshëm për garantimin e një ambienti të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet tutje në njoftim.

Në fund, KFOR ka rikujtuar se vazhdon zbatimin e mandatit të tij në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz