Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Ditën e Çlirimit në Kompleksin Memorial të Shqiponjës, duke nderuar të rënët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se fitorja e UÇK-së më 17 maj 1999 në Shqiponjë ishte një moment i rëndësishëm në rrugën drejt çlirimit të Kosovës.
Ai theksoi se kjo fitore u shndërrua në simbol të mbrojtjes së atdheut dhe u reflektua në mbarë vendin deri në çlirimin e Kosovës.
Haradinaj tha se gjatë përkujtimit janë nderuar burrat dhe gratë e rënë për liri, të cilët, sipas tij, mbeten udhërrëfyes për brezat dhe për angazhimin ndaj Kosovës. /Lajmi.net/