Kandidati për deputet i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se angazhimi në politikë nuk duhet të bëhet për rehati personale, por për mision në shërbim të qytetarëve dhe shtetit.
Ai ka theksuar se synimi i tyre është ndërtimi i rregullave më të mira për shoqërinë, për të arritur më shpejt mirëqenien, zhvillimin ekonomik, infrastrukturën moderne, arsimin cilësor dhe shëndetësinë më të mirë.
“Ta bëjmë vendin më të mirë dhe jetën e qytetarëve më të sigurt, më dinjitoze e më cilësore”, është shprehur Gashi.
Këto deklarata ai i bëri në një intervistë me gazetarin Vehbi Kajtazi, të cilën e cilësoi si një rrëfim ndryshe me vizion dhe reflektim për kohën që po jetojmë.